Këshilli i Evropës për situatën në Ballkan

Oct 6, 2011 | 11:25

Asambleja parlamentare e Këshillit të Evropës do të analizojë sot raportin “Situata politike në Ballkan”, e suedezit Bjorn von Sydow.

Në projekt-rezolutë do të kërkohen hetimet për incidentin në pikëkalimin në Jarinjë. Po ashtu kërkohet që të gjendet zgjidhje paqësore për veriun e Kosovës, që të mos mbetet “vrimë e zezë” dhe jashtë kontrollit në Ballkanin perëndimor, raporton “Beta”.

Sipas agjencisë ruse “Ria Novosti”, në këtë takim do të kërkohet nga banorët e veriut të Kosovës që të përmbahen dhe që pa vonesë të bashkëpunojnë me KFOR-in. Pos kësaj, do të ftohet pushteti në Prishtinë dhe në Beograd që të vazhdojë dialogu teknik me ndërmjetësimin evropian, për të gjitha çështjet e pazgjidhura.

Pos situatës në Kosovë, sot do të flitet edhe për situatën në Bosnje e Hercegovinë dhe në Shqipëri.(telegrafi)

© Panorama.al

Te lidhura