Kreu i Grupit të PS-së, Niko Peleshi ka ironizuar opozitën gjatë seancës parlamentare teksa u shpreh se nuk kanë një ofertë për qytetarët ndaj komentojnë ngjarje përtej oqeanit.
Deputeti socialist u shpreh se PS dhe qeveria shqiptare kanë aleat strategjik SHBA-të, duke theksuar se ka rëndësi ekzistenciale për vendin tonë që kjo aleancë të vijojë.
Niko Peleshi: Ka zhvillime në botë, shpresoj që gjërat po shkojnë për mirë për botë, të ketë paqe, por mund të ketë edhe lufta diku.
Tani ju ku jeni këtu? Ti Flamur ku hyn këtu? Keni ngelur pa tekst, pa ofertë. Vini këtu e komentoni ngjarje që ndodhin përtej oqeanit, mqs na pyeta na pyete lidhur me SHBA, po ta rikonfirmoj PS, qeveria shqiptare ka aleat strategjik të përhershëm SHBA, ka një rëndësi ekzistenciale për Shqipërisë, kjo aleancë do të vijojë të jetë e para. Ne jemi në procesin e integrimit në BE, ne kemi ofertë të qartë, Shqipëria anëtare e BE.
© Panorama.al











