Në filmin “A dangerous method” ajo interpreton rolin e psikanalistes, Sabina Spielrein, që i ka paraprirë metodave të Frojdit e Jungut. Nga pozicioni i aktores, por edhe ai personal, Knightley tregon ç’mendon për seksin
E quajnë Sabina Spielrein, është nëna e njohur shumë vonë e atyre teorive për të cilat Jungu dhe Frojdi u bënë “baballarë”. Jemi në Zvicër në fillim të shek. XX. Ajo është pacientja dhe e dashura e dr. Jungut. Një personazh tërësisht i ndryshëm nga ata që ka luajtur Keira Hnightley deri më sot. “A dangerous method” është filmi me regji të David Cronenberg, ku ajo është protagoniste dhe ka i habitur të gjithë ata që e kanë parë. “Nuk u besoj rastësive. Me shumë gjasë kërkoja diçka të re për të sfiduar veten”, thotë ajo për mediat italiane. Ajo, që nuk është shfaqur asnjëherë nudo, as “gabimisht”, kësaj here del gjokszbuluar, për të mos folur për skenat sado-mazokiste me dr. Jung (Michael Fassbender). “Në fillim refuzova: nuk ndihesha gati për t’u përballuar me nudon. Por kisha lexuar skenarin, pa ditur asgjë mbi Sabinën dhe për kushtet e grave, sidomos atyre gjeniale si ajo, në atë epokë. Më janë dashur tri takime me Cronenberg për të më bindur. Atëherë u krodha, duke kërkuar të lexoj dhe të shoh gjithçka që ka mbetur prej saj, prej shkrimeve dhe jeta e përfunduar tragjikisht. Ishte hebreje dhe nazistët e vranë atë së bashku me dy vajzat, në vitin 1942. Kur mbërrita në sheshxhirim, nuk isha më unë, por Sabina, e detyruar nga një shoqëri mashkullore të ndrydhte çdo instinkt të sajin. Duke nisur që nga ai seksual”. Aktorja ka bërë gjithçka për të përjetuar personazhin, duke nxjerrë nga vetja gjithë çka nuk kishte njohur më parë. “Nuk më ka qëlluar asnjëherë më parë të luaj një personazh kaq të largët nga unë. Duhet të jesh shumë e fortë të dalësh gjallë. Nuk kam demonë, apo qen brenda meje, por gjatë javëve që kam qenë Sabina, po: seksualiteti im koicidonte me të sajin. Gratë e asaj epoke masturboheshin, sepse ndryshe nuk mund të jetonin dëshirën e tyre erotike. Dhe ndiheshin në faj. Kjo m’u duk e pabesueshme”. Por sot është tërësisht një tjetër realitet. Askush nuk ka frikë nga seksualiteti i vet, madje adoleshentet vendosin foto gati nudo në Facebook. “Në anglisht kjo do të thotë “sexting” dhe është e shpeshtë. Për brezin tim, seksi kishte një vlerë formuese. Hera ime e parë më ka ndihmuar për të kuptuar kush jam. Kënaqësia ka qenë gjithnjë e pandashme nga dashuria për partnerin dhe për veten. Më pëlqen ideja që një marrëdhënie të jetë një ndeshje ku të dy fitojmë e humbim. Thua të jetë konsumuar seksi ditëve të sotshme? Jo, në rastin tim. Por, ndoshta jam shumë e vjetër”, thotë aktorja.











