KE i dhuron Rojës Bregdetare Shqiptare 7 mjete lundrimi

Oct 7, 2011 | 13:29

Bashkimi Evropian i ka dhuruar sot policisë kufitare detare në Vlorë disa mjete lundrimi për kontrollin e kufirit detar. Gjatë ceremonisë së dorëzimit merrte pjesë edhe kryeministri, Sali Berisha.

Në fjalën e tij, kryeministri Berisha shprehu mirënjohjen për vendet anëtare të Bashkimit Europian për ndihmën e dhënë nëpërmjet Komisionit Europian dhe siguroi se kjo ndihmë do të përdoret me profesionalizëm e eficencë, për t’i bërë ujërat tona më të sigurta, sikundër për të bërë më të sigurta edhe vendet mike.

KE i dorëzoi sot Rojës Bregdetare, 7 mjete të reja të lundrimit, në vlerën e 3.200 000 eurove. Ceremonia u zhvillua në Drejtorinë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit në Vlorë dhe gjatë saj u inaugurua edhe godina e re e Repartit Delta Forcë, e financuar nga qeveria shqiptare.

Të pranishëm ishin ministri i Brendshëm Bujar Nishani, Drejtori i Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Hysni Burgaj, drejtues të tjerë të lartë të Policisë së Shtetit, efektiva të njësisë operacionale të Rojës Bregdetare të Vlorës etj. Në ceremoninë ishte i pranishëm gjithashtu Ambasadori i Delegacionit të Komisionit Europian në Shqipëri, zori Ettore Sequi.

© Panorama.al

Te lidhura