Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka deklaruar se KAYO po shkel vendimin e Gjykatës duke u mbyllur derën gazetarëve për të shkuar në redaksinë e lajmeve në godinën e Panorama Group.
Saliani theksoi se vendimi i Gjykatë po shkelet “me forcën e çizmes së ushtrisë dhe policisë, me zinxhira e mjete të blinduara përballë gazetarëve dhe mbi fjalën e lirë”.
Ai theksoi se nuk po mbyllet thjesht një media, por po tentohet të fiket drita e çdo zëri të lirë, duke e kthyer vendin në një terr informativ.
“Me forcën e çizmes së ushtrisë dhe policisë, me zinxhira e mjete të blinduara përballë gazetarëve dhe mbi fjalën e lirë, Edi Rama po shkel Kushtetutën, Konventën Europiane dhe vendimet e gjykatave.
Ai nuk po mbyll thjesht një media – po tenton të fikë dritën e çdo zëri të lirë, duke e kthyer vendin në një terr informativ ku çdo institucion është gjunjëzuar përballë urdhrave të tij. Ky nuk është shtet, por skena e një pushteti personal që ushqehet me frikë dhe e mban veten gjallë vetëm duke shuar liritë e të tjerëve!”, shkruan Salianji.
© Panorama.al











