Kartonët, katër madrilenë rrezikojnë

Apr 26, 2011 | 11:32

Reali është skuadra më e rrezikuar për të humbur shërbimet e yjeve të saj, në rast ndëshkimi me të verdhë në ndeshjen e parë gjysmëfinale. Janë plot katër futbollistë madrilenë që rrezikojnë ta humbasin takimin e kthimit në “Kamp Nou”, në rast se kryesori Volfgang Shtark do t’u tregojë kartonin e verdhë gjatë 90 minutave të para. Ata janë Kristiano Ronaldo, Angel Di Maria, Serxho Ramos dhe Raul Albiol. Ndërkohë që “los blancos” do të luajnë të mërkurën pa qendërmbrojtësin Rikardo Karvajo. Portugezi është ndëshkuar në ndeshjen e dytë çerekfinale me Totenhemin, kështu që pritet të jetë një nga mungesat e mëdha të ekipit të Zhoze Murinjos në takimin e “Bernabeu”-t.

© Panorama.al

Te lidhura