Pranga oficerit, u merrte para emigrantëve

Oct 6, 2011 | 20:50
Foto Ilustruese

KAPSHTICË- Një punonjës i policisë kufitare në Kapshticë është vënë në pranga me akuzën e mitmarrjes.

Arrestimi i tij është bërë nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, i cili pas denoncimeve kishte nisur prej 3 muajsh një hetim ndaj oficerit Klejtis Pupa.

Ai akuzohet se u merrte para emigrantëve në këmbim të favoreve që u bënte për eleminimin e radhëve në doganë. Mësohet se ai ishte pjesë e efektivit në Kapshticë prej dy vjetësh.

© Panorama.al

Te lidhura