Kapet 105 kg marijuanë në kufirin shqiptaro-grek

Oct 23, 2011 | 11:12

I shpëton Policisë Kufitare në Kakavijë, bllokohet nga grekët në Janinë transportuesi i drogës.

Rreth 105 kg marijuanë të presuar, është kapur në orët e mbasdites së të shtunës në afërsi të Kakavijes disa km në brendësi të territorit helen. Burimet greke të informacionit bëjnë të ditur se ka qenë ora 15:00 e së shtunës, kur nga Kakavija, ka hyrë një automjet me targa shqiptare.

Duke qenë se Policia e Janinës, ishte vënë në dijeni të egzistencës së marijuanës qysh në hyrje të territorit grek, kishte ngritur një postbllok në afërsi të kryqëzimit të Delvinaqit.

Automjeti me drogën në bord, kishte kaluar kontrollet e Policisë Shqiptare dhe greke pa problem, ndërkohë që hasi në rezistencë nga kontrolli policor në thellësi të territorit të shtetit fqinj. Sipas burimeve zyrtare policore greke, kur automjeti, është afruar në kryqëzimin e Delvinaqit, i është bërë thirrje të ndalonte, por i gjendur në befasi të plotë, drejtuesi i mjetit 29 vjecari Alket Rami nga Fieri, nuk ka denjuar dhe ka vijuar rrugën e tij drejt destinacionit që kishte. Ky veprim ngjalli alarm tek forcat e poicisë helene të cilat i’u vunë pas.

Pas disa metrash rrugë, policia greke, ka shtënë me armë zjarri në ajër. Nuk ka zgjatur më shumë se 2 orë, arratia e 29 vjecarit shqiptar, pasi u gjet në një zonë të veshur nga pemët e larta.

Ai nuk ka bërë rezistencë ndaj policëve grekë, por ka pranuar të bashkëpunojë. Specialistët grekë të hetimit, kanë konstatuar se brenda në automjet, gjendeshin 93 pako të mbështjela me letër ngjitëse kafe brenda të cilave kishte marijuanë të presuar.

Pesha e saktë totale, ishte 104kg e 87gram. Policia e Delvinaqit, ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale marijuanën e së bashku më të edhe dy telefonat celularë që kishte në përdorin Rami.

Dy thirrjet e fundit, ai i kishte pasur me një nr shqiptar i cili po identifikohet nga policia greke. Nuk dihet origjina e drogës por besohet se ajo mund të ketë mbërritur ose nga Vlora ose nga Lazarati.

Piro Nase

© Panorama.al

Te lidhura