Kanë, Sarkozi: Gjërat në Greqi po përparojnë

Nov 3, 2011 | 18:33

Presidenti francez Nikolas Sarkozi tha se gjërat në Greqi po përparojnë. Gjatë një konference për shtyp në Kanë, ku po mban punimet Samiti i G20-ës, Sarkozi tha se Europa nuk mund të lejojë shpërbërjen e euros pasi do të ishte shpërbërja e Europës.

Në takim kemi folur për shumë shumë çështje, nuk mund të them se problemi kaloi dhe gjithçka ka përfunduar, por mund të themi se jemi në rrugë të mbarë.

“Dëgjuam fjalimin e Papandreut në parlament. Ishte mëse e qartë se ai mbështeste totalisht marrëveshjen e arritur me BE-në. Papandreu e bëri të qartë se referendumi është një mjet që mund të merret në konsideratë por nuk është aq i nevojshëm dhe i domosdoshëm. Greqi është një vend i pavarur dhe grekët kanë të gjithë të drejtën që ta bëjnë ose jo këtë gjë. Une nuk dua të jap asnjë ide se ne po ndërhyjmë në politikën e brendshme greke.Euro është trashëgimia jonë të cilën ne duhet ta mbrojmë. Në do ta bëjmë detyrën tonë sa herë që do duhet të mbrojmë euron dhe Europën.”- tha Sarkozi.

© Panorama.al

Te lidhura