Kameron: Hetim publik për “News of the World”

Jul 6, 2011 | 20:53

Kryeministri britanik David Kameron bëri thirrje për një hetim të pavarur lidhur me akuzat se tabloidi britanik News of the World ka përgjuar telefonat e disa viktimave të krimit gjatë viteve të fundit.

Media britanike tha se policia e ka zgjeruar hetimin për të përfshirë akuza akuzat se gazeta ka përgjuar telefonat e disa nxënëseve të shkollave të vrara në vitin 2002 dhe telefonat e viktimave të 7 korrikut 2005 në sulmet terroriste të transportit në Londër.

Në fjalimin e tij në parlamentin britanik, zoti Kameron i quajti zbulimet rreth tabloidit News of the World si tepër të neveritshme. Ai tha se ka nevojë për një hetim të pavarur dhe publik lidhur me sjelljen e individëve dhe organizatave të medias dhe dështimi i policisë për të zbuluar akuzat e fundit në hetimet e mëparshme.

Zoti Kameron tha se procesi duhet të fillojë pas përfundimit të hetimeve nga policia. Deputetët britanik do të mbajnë sot një debat emergjent lidhur me skandalin.(voa)

 

© Panorama.al

Te lidhura