“Kam qenë pjesë e 1 mln shuplakave”, socialisti i zhgënjyer në mitingun e PD-së: Votova Edi Ramën, por jam penduar! Dua ta marr mbrapsht shuplakën dhe ta bëjë grusht

Apr 11, 2025 | 20:26

Gjatë çeljes së fushatës së PD-së në sheshin Nënë Tereza në Tiranë, fjalën e mori edhe një ish-socialist, i quajtur Vis Bejleri.

vis bejleri

Ai u shpreh se në 2013 votoi Edi Ramën dhe PS-në, por tashmë është i penduar pasi nuk është mbajtur asnjë premtim, teksa normë ka qenë korrupsioni dhe vjedhja. Ai shton se në 11 maj do votojë PD dhe Sali Berishën.

Qytetari: Kam qenë pjesë e 1 mln shuplakave. Besimi që i kemi dhënë Ramës nuk është shpërblyer. Dua të marr mbrapsht atë shuplakë dhe ta bëjë grusht si simbol i zhgënjimit tim me pushtetin e Ramës. Lufta kundër korrupsionit u kthye në betejën kush korrupton më shumë. Të sëmurët rëndë sorrollaten nga spitali në spital.

Tirana, në vend që të rritet është shfryrë. Ndërtohet dhe shkatërrohet. Tirana është një fjetore e madhe, një kazino e madhe. Ka lagje të reja ku nuk hyjnë dot zjarrfikësit. Është rritur çmimi për metër katror por jo cilësia e jetës.

Në 11 maj Rama nuk duhet të marrë një vizë tjetër në pasaportë për të qeverisur Shqipërinë. Po  lejuam 4 herë nuk është më faj por krim. Më 11 maji nuk votojmë më PS, por Shqipërinë Madhështore.

© Panorama.al

Te lidhura