Kaloi ilegalisht fëmijën, shqiptari ekstradohet nga Greqia

Oct 18, 2011 | 20:16

Interpol Tirana njoftoi sot ekstradimin nga Greqia të shtetasit shqiptar, Gëzim Fuat Xhambazi, 38 vjeç, lindur në Bilisht/Devoll.  Arrestimi i këtij shtetasi është bërë nga autoritetet greke pasi kishte kaluar ilegalisht në shtetin grek një fëmijë të identifikuar me inicialet, M.K.

Arrestimi i Xhambazit është bërë në vitin 2010, vit në të cilin autoritetet greke kanë deportuar përmes Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, shtetasen Teuta K., së bashku me dy fëmijët e saj vajzën M.K., të gjetur në mjetin e shtetasit Gëzim Xhambazin dhe djalin A. K.

Gjykata e Korçës ka  caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në Burg“

© Panorama.al

Te lidhura