Një hetim bazuar në pretendime për perdhunim kundër ish shefit të FMN-së, Dominique Strauss-Kahn është rrëzuar nga gjykata.
Shkrimtarja, Tristane Banon kishte akuzuar Strauss-Kahn se kishte tentuar ta përdhunonte në vitin 2003.
Akuza e u bë publike në kohën kur Strauss-Kahn ishte akuzuar për përdhunim në Nju Jork, një tjetër akuzë e cila është arkivuar nga gjykata.
Banon është shprehur se Strauss-Kahn ishte përpjekur ta përdhunonte gjatë një interviste për një libër.
Strauss-Kahn ende përballet me një padi civile në SHBA, nga Nafissatou Diallo, punonjësja e një hoteli në SHBA që gjithashtu ka dëshmuar se është përdhunuar nga ish kreu i FMN-së.
© Panorama.al











