Kadare: Shqipëria ka për t’i dhënë shumë Europës

Oct 28, 2011 | 20:20

UPDATE- Shkrimtari i njohur Ismail Kadare duke folur për integrimin, nga Shkodra tha se Shqipëria është në Europë dhe populli ynë në këto kohë thjesht po ribëhet europian.

Ai e ka quajtur Europën si një orkestër ku çdo komp çon diçka, dhe shtoi se  Shqipëria ka për t’i dhënë shumë.

“Shqipëria do të përçojë harmoninë fetare”- tha shkrimtari.

Kadare e vlerësoi gjuhën shqipe si një prej gjuhëve themeltare në Europë, dhe se kurrsesi nuk mund të konsiderohet një gjuhë e vogël.

Deklaratat Kadare i bëri gjate një aktiviteti te mbajtur ne biblioktekën e Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër.

© Panorama.al

Te lidhura