Ambasadori gjerman në vendin tonë, Karl Bergner, në Konferencën Ndërkombëtare mbi Shkencat e Jetës dhe Bujqësinë në UBT, u shpreh se Shqipëria ka nevojë të madhe për të investuar në njerëz dhe dije.
Gjatë fjalës së tij, diplomati gjerman u shpreh se integrimi europian ka fuqi transformuese dhe se do sjellë avantazhe për shumicën e njerëzve, por theksoi se rrugëtimi do të jetë i vështirë.
“Do jetë udhëtim i vështirë, me fitues dhe njerëz që humbasin. Integrimi në BE ka fuqi transformuese, mundësitë kanë vlerë vetëm kur jemi gati të përmbushim kërkesat që do të thotë harmonizimi i legjislacionit, mbështetja e fermerëve dhe agrobizneseve”, theksoi Bergner.
Karl Bergner: Bujqësia është ajo që ushqen botën dhe një sektor pa alternativë.
Anëtarësimi në BE, që ka marrë një dinamikë të konsiderueshme gjatë këtyre ditëve, ofron sfida.
Më shumë se 30% e njerëzve në këtë vend jetojnë me bujqësi, është me rëndësi jo vetëm për ekonominë, por edhe për jetën shoqërore. Ofron të ardhura në hapësira e zona që janë më të margjinalizuara.
Shqipëria është një vend i bekuar me burime natyrore, me tokë pjellore dhe traditë bujqësore që mbështetet në punë të madhe.
Por mënyra se si doni ti përktheni në tregun e përbashkët europian, sa orientim ka nevojë në këtë tranzicion dhe se si mund të shoqërohet më mirë gjatë kësaj rruge.
Rrugëtimi i vendit në BE po merr gjithnjë e më shumë shpejtësi, nuk është vetëm një rrugëtim politik, por edhe ekonomik, strukturor, por edhe transformim shoqëror që çel dyer të reja për fermerë e biznese.
Do jetë udhëtim i vështirë, me fitues dhe njerëz që humbasin. Le të shohim si transformimi drejt BE do sjellë avantazhe për shumicën e njerëzve. Integrimi në BE ka fuqi transformuese, mundësitë kanë vlerë vetëm kur jemi gati të përmbushim kërkesat që do të thotë harmonizimi i legjislacionit, mbështetja e fermerëve dhe agrobizneseve.
Ka nevojë të madhe për të investuar në njerëz dhe dije, arsimimi dhe kërkimi akademik është pjesë e saj. Integrimi ka të bëjë me përshtatjen e mendësive dhe kapaciteteve. Universitete si ky kanë rol strategjik
© Panorama.al











