Jonida Vokshi: Puna ime e re si pedagoge, studentët më duan

Apr 17, 2015 | 11:09


Prej vitesh imazh i “Digitalb”, Jonida Vokshi, përveç televizionit i ka hyrë jetës akademike, si profesoreshë në degën e Dramës pranë Universitetit të Arteve në Tiranë. Këtë angazhim të ri Jonida e tha në programin “6 ditë pa Ermalin”, format që transmetohet në të njëjtin kanal ku ajo moderon çdo të hënë, të titulluar “Thurje”. Jonida ka treguar se jeta e saj jashtë kamerave u dedikohet studentëve dhe leksioneve për ta në auditorin e Universitetit të Arteve. Ajo e përmendi si një eksperiencë që e kënaq, edhe për faktin se studentët e duan shumë. “Madje”, tha ajo, “pas përfundimit të orëve të leksionit, ata më kërkojnë të vazhdoj të qëndroj me ta, nëse nuk kam ndonjë gjë tjetër për të bërë”.

© Panorama.al

Te lidhura