Jonathan Bailey, ylli i serialeve “Bridgerton” dhe “Wicked”, është shpallur “Burri më Seksi për vitin 2025” nga revista People.

Njoftimi u bë të hënën në mbrëmje në programin televiziv amerikan “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”.
Aktori 37-vjeçar britanik pason John Krasinski, yllin e serialeve “The Office” dhe “Jack Ryan”, i cili mori titullin në vitin 2024.
“Është një nder i madh. Jam jashtëzakonisht i kënaqur, edhe pse e më duket plotësisht absurde”, komentoi Bailey në një intervistë me revistën amerikane.
Aktori, i cili u bë i famshëm për rolin e tij si Lord Anthony, falënderoi fansat e tij dhe bëri humor duke e konsideruar si “nderin e jetës”.
Aktori i parë i hapur homoseksual që merr këtë titull
Jonathan Bailey përmendi gjithashtu se ishte burri i parë që e ka pranuar hapur homoseksualitetin që merr këtë titull.
Ai doli hapur në vitin 2018, duke folur publikisht për seksualitetin e tij, por duke i mbajtur marrëdhëniet e tij private.
“Jeta ime private nuk është sekret, është thjesht private”, tha ai.
Në një intervistë me revistën Attitude, Bailey foli për sfidat e daljes hapur në industrinë e argëtimit.
“Bisedat më konservatore rreth seksualitetit tim erdhën nga burrat homoseksualë në industri”, tha ai. “Ata thoshin gjëra të tilla si, ‘Oh, nuk mund të dalësh hapur’ ose, ‘Nuk duhet ta bësh, sepse nëse e bën, do të duhet…’ Ishte një kohë kur unë isha tashmë në paqe me seksualitetin tim dhe nuk e fshihja, por nuk kisha folur kurrë për të publikisht.
Mendoj se ende ka një ndjenjë turpi midis burrave gej në industri. Ata duan që të jesh gej, por jo shumë gej.”
© Panorama.al











