Veriu, Tahiri: Jo administrimit ndërkombëtar

Oct 3, 2011 | 9:46

PRISHTINE- Hidhet poshtë ideja për administrim të përkohshëm ndërkombëtar në veri.  Deklarata eshte bere nga zevendeskryeministrja e Kosoves, Edita Tahiri, njeheresh negociuese e Kosoves ne bisedimet em Serbine.

Zëvëndëskryeministrja, Tahiri ne nje interviste per Radio Kosovën ka pranuar se vendi tashmë është i pavarur dhe po përgatitet për t’i dhënë fund prezencës ndërkombëtare.

Duke komentuar idenë e nënkryetarit të AAK-së, Blerim Shala për një administrim të përkohshëm ndërkombëtarë për veriun, Tahiri ka theksuar se plani i qeverisë është të forcojë sovranitetin në veri dhe të zbatojë Planin e Ahtisaarit edhe në atë pjesë të vendit.

© Panorama.al

Te lidhura