Jep dorëheqjen ministri britanik i Mbrotjes,Fox

Oct 14, 2011 | 17:36
Liam Fox

LONDER- BBC njofton se ministri britanik i Mbrojtjes, Liam Fox ka dhënë dorëheqjen.

Prej më shumë se një jave Fox ka qenë nën presion të madh lidhur me marrëdhëniet e tij me mikun dhe këshilltarin e vetëshpallur, Adam Werritty.

Në një letër drejtuar kryeministrit, David Cameron, Fox shkruante se ai kishte përzier gabimisht përgjegjësitë e tij personale dhe profesionale.

Fox është përballur kohët e fundit me akuza për lidhjet e tij me Adam Weritty, pasi u zbulua se Fox ishte shoqëruar nga Werritty në 18 udhëtime jashtë vendit, pavarësisht se ai nuk mban një post zyrtar. Fox është duke u hetuar për thyerje të Kodit Ministror.

“Unë kam thënë vazhdimisht se interesi kombëtar duhet gjithmonë të vijë para interesit personal. Për këtë arsye me trishtim të madh kam vendosur të jap dorëheqjen nga posti im si ministër i Mbrojes.”- shkruante në letrën e dorëheqjes Fox.

© Panorama.al

Te lidhura