Kryeministri Rama pati sot një takim ballë për ballë me homologun grek, Kyriakos Mitsotakis, pas përfundimit të ceremonisë funerale të Kryepeshkopit Anastas në Tiranë.

Mediat greke kanë zbuluar se çfarë diskutuan dy homologët në takimin e tyre që zgjati pak minuta.
“Sigurisht që kemi marrëdhënie të mira dhe duhet të kemi marrëdhënie të mira. Ne jemi shtete fqinje dhe çdo problem duhet ta zgjidhim me dialog”, citohet t’i ketë thënë kryeministri grek Ramës.
Rama nga ana e tij tha për takimin me Mitsotakis:
“Ne jemi miq. Ai erdhi këtu dhe unë kam nderin të jem një mikpritës i mirë. Kështu pimë një kafe, folëm për gjëra të ndryshme dhe nuk kam çfarë të ndaj me ju. Nuk ka asnjë problem. Gjithçka është në rregull”.
© Panorama.al











