“Je pak pusht ti…”- Basha replikon me Ramën: I le socialistët tre herë me gisht në gojë, tani merresh me demokratët

Mar 24, 2025 | 12:56

Ish-kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka replikuar sërish me kryeministrin Edi Rama. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Basha iu është drejtuar me një frazë nga filmi “Prefekti”, ku shprehet “je pak pusht ti Fotaq”.

edi rama lulzim basha

Ish-kryedemokrati komentoi thirrjet e Ramës ndaj demokratëve që t’i bashkohen, duke u shprehur: “Si ju the atyre që takove sot në Vlorë? Hajt se herën e parë të duket pak e vështirë. Me një herë s’bohesh domethon, po me dy herë, po me tre herë mo Rame?” – tha Basha.

Ai shtoi se Rama i la socialistët 3 herë me gisht në gojë, ndërsa tani do që të merret me demokratët.

“O Rame, e mba mend atë filmin “je pak pusht ti Fotaq”. Si ju the atyre që takove sot në Vlorë? Hajt se herën e parë të duket pak e vështirë. Me një herë s’bohesh domethon, po me dy herë, po me tre herë mo Rame? Siç ua bone socialistëve tre herë, edhe i le me gisht n’gojë. Tani do meresh me demokratët. E mo Ram, mo Ram, ku i ke shokët Rame? 7×7 = 313” – shprehet Basha.

© Panorama.al

Te lidhura