Qeveria japoneze ka urdhëruar operatorin e centralit bërthamor të dëmtuar nga tërmeti i muajit të kaluar që t’u paguajë dëmshpërblim familjeve të prekura nga radioaktiviteti. Janë rreth 48 mijë familje të cilat jetojnë në një rreze 30 kilometra larg centralit të Fukushimës. Kompensimi parashikohet të jetë i përkohshëm dhe është rreth 12 mijë dollarë. “Kompania ‘Tepco’ do të bëjë një pagesë të shpejtë dhe urgjente, në mënyrë që të kompensojë humbjet e pësuara nga evakuimi dhe urdhrat për të qëndruar brenda shtëpive”, tha zëdhënësi i qeverisë, Yukio Edano.











