“Misioni Shenjtëror Eleonorë, i themeluar më 20 korrik 1987 erdhi përmes një komunikimi përgjatë kontaktit të parë Spiritual të Zonjës së Shpirtit me Entitetin. Në këtë takim spiritual, Entiteti aktualizoi vullnetin Hyjnor, sipas të cilit Zonja duhej të fillonte aktivitetin e lartë spiritual, me qëllim: Zbritjen dhe rivendosjen e ekuilibrit në Tokë, rilidhjen e planetit me Qiellin…..
Ky mision është Lëvizje e Re që ka si qëllim kryesor të ushtrojë veprimtari spirituale, humanitare, si dhe përtëritjen e ekuilibrit dhe të kualitetit të jetës në përgjithësi. Ai është i hapur në mënyrë të plotë e të barabartë për të gjitha kombësitë, racat, religjionet, shtresat shoqërore, përkatësitë politike e kulturore, etj. Deviza dominuese e Misionit është: “Të gjithë vijmë prej unitetit hyjnor dhe shkojmë drejt unitetit” , devizë që synon të zvogëlojë deri në rrafshin e fundëm denigrimin, krimin dhe diskriminimin e vlerës”- shkruhet në në websitin zyrtar të Misionit.
Për tu njohur me të gjithe aktivitetin e “Misionit Shenjtëror Eleonore”, shih www.misionishenjteroreleonore.org
© Panorama.al











