Klubet italiane janë kthyer të jenë elitat e futbollit europian. Dhe statistikat e klubeve italiane në Champions e vërtetojnë këtë. Faktikisht, Milani dhe Interi kryesojnë grupet e tyre, ndërsa Napoli, që pozicionohet në vend të dytë, ka mesataren më të mirë të pikëve, 6, pas tre ndeshjeve. Në total klubet italiane kanë koleksionuar 18 pikë, me një mesatare prej 6 pikësh. Katër klubet spanjolle kanë grumbulluar së bashku 18 pikë (Real 9, Barça 7, Valencia 2, Vilareal 0) me një mesatare prej 4.5 pikësh. Anglia ka koleksionuar 23 pikë (Çelsi dhe Arsenal 7, Junajtid 5, Siti 4) me një mesatare prej 5.75. Gjermania ka grumbulluar 14 pikë me tri skuadrat e saj dhe ka një mesatare prej 4.6 pikësh. Francezët kanë 12 pikë, me një mesatare prej 4 pikësh. Pra, sipas statistikave të deritanishme na rezulton se klubet italiane janë “mbretëreshat” e Europës. Kjo gjë do të ndihmojë që Italia të rikthehet sërish ndër shtetet që do të ketë 4 skuadra në Champions, por kjo vetëm pas sezonit 2012-2013, pasi për sezonin e ri këtë privilegj do ta ketë Gjermania, pasi grumbulloi më shumë pikë vitin e kaluar duke zbritur nga froni Italinë.











