Italia kërcënon Spanjën e Gjermaninë me statistika

Oct 14, 2011 | 11:58

Flitet vetëm për një sfidë mes Spanjës, Gjermanisë dhe Holandës, por mbase dikush po harron se Italia është ringjallur dhe është rikthyer e fortë si më parë. Të kaltrit e Prandelit luajnë një futboll spektakolar, por nëse do të mjaftojë kjo gjë për të spikatur në Europian, këtë fakt e vërtetojnë më konkretisht statistikat stratosferike që “axurrët” gëzojnë sivjet. Italia është rritur përsa i përket zotërimit të topit aq sa mes 51 kombëtareve pjesëmarrëse në eliminatore, vetëm Spanja (75.4 për qind) ka zotëruar më shumë topin, sesa skuadra e Prandelit. Sa i përket faulle, vetëm Spanja (3 kartonë të verdhë) dhe Holanda (4 kartonë të verdhë) janë ndëshkuar më pak sesa Italia (5) gjatë këtyre eliminatoreve. Një statistikë e tillë është për t’u admiruar, nëse kujtojmë Italinë e pak viteve më parë, e cila 5 kartonë të verdhë kishte mesataren e ndëshkimeve në çdo ndeshje. Për të ardhur te golat e shënuar, një statistikë ku Italia duhet të përmirësojë, sepse në këtë pikë mbron vetëm vendin e nëntë, me një mesatare prej dy golash për ndeshje. Podiumi është i përbërë nga Holanda kryesuese me 3.7 gola për ndeshje, Gjermania e dyta me 3.4 dhe Suedia me 3.1.

© Panorama.al

Te lidhura