‘ISIS ka të ardhura sa të financojë edhe për 3 vite të tjerë luftën e tij’

Dec 16, 2015 | 14:57

Dokumentet e fundit zbuluar nga mediat britanike zbulojnë se Shteti Islamik ISIS ka të ardhura vjetore rreth 600 milion Paund nga shitja e naftës, taksat dhe grabitjet.

Sipas ekspertëve, ISIS ka mjaftueshëm të ardhura financiare sa për të financuar luftën e saj edhe ‘për tre vjet’, raporton “Financial Times’.

isis-fondet

Ushtria amerikane dhe aleatët e saj kanë përdorur sulmet ajrore për të goditur objektivat e ISIS në Siri. Ky grup terrorist është bërë një nga grupet kryesore që luftojnë forcat qeveritare në Siri dhe Irak.

Gjatë kaosit civil në Siri, ISIS ishte në gjendje të rritej dhe të lulëzojë.

“Daily Mail” raporton se ISIS shpenzon dy të tretat e të ardhurave të tyre vjetore me ushtrinë e saj, që thuhet se i paguan të huajve që janë bashkuar me grupin e tyre në Irak dhe Siri më shumë se dy herë se sa paguan luftëtarët e zonave që ka pushtuar.

© Panorama.al

Te lidhura