“Ishit shembulli që dashuria e vërtetë ekziston!”- Valbona Mhilli humb njeriun e shtrenjtë, moderatorja: Ngushëllimi im i vetëm është që sot je bashkë me babin

Nov 6, 2025 | 18:42

Ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Valbona Mhilli, ka ndarë me ndjekësit e saj në “Instagram” lajmin e trishtë se ka humbur një njeri të shtrejtë.

Valbona Mhilli (2)

Moderatorja njoftoi se gjyshja e saj ka ndërruar jetë dhe ikja e saj i ‘theu zemrën sërish’.

Valbona ka publikuar në “Instastory” një fotografi ku gjyshja shfaqet e shtrirë në krevat dhe pranë saj qëndron bashkëshorti, ndersa shkruan se ata të dy kanë qenë shembulli që dashuria e vërtetë ekziston dhe nuk vdes kurrë.

Valbona Mhilli

Gjithashtu ajo shton se ngushëllimi i vetëm për këtë humbje, është se tani ajo është bashkë me babain e saj.

“Nuk kam besuar te dashuria, por ju të dy, gjyshi e ti nana, ishit shembulli im që dashuria e vërtetë ekziston dhe nuk vdes kurrë. Sot zemra na u thye sërish… Gjyshi mbeti vetëm, i pikëlluar dhe me shpirt të lodhur, sepse ti ishe jeta e tij, drita e çdo dite.

Nana, u theva prapë, tani ike edhe ti. Por ngushëllimi im i vetëm është që sot jeni bashkë me babin – aty ku nuk ka më dhimbje, vetëm paqe.

Ne mbetëm këtu me lot, mall e kujtime që nuk shuhen kurrë. Dashuria juaj do të jetojë përgjithmonë në zemrat tona”, shkruan Valbona

Valbona Mhilli (3) Valbona Mhilli (1) Valbona Mhilli

© Panorama.al

Te lidhura