Ish-Stacioni i Trenit bëhet “Pallati i Drejtësisë”

Oct 21, 2011 | 11:45

TIRANE – Qeveria miratoi dje kalimin në dispozicion të Ministrisë së Drejtësisë të stacionit hekurudhor të Tiranës, i cili do të përdoret për ndërtimin e “Pallatit të Drejtësisë”. Me propozim të ministrit të Drejtësisë dhe të ministrit të Punëve Publike dhe Transportit, Këshilli i Ministrave miratoi kalimin e përgjegjësisë së administrimit nga Ministria e Punëve Publike dhe Transportit te Ministria e Drejtësisë, të pronës së paluajtshme, me sipërfaqe 46 266 (dyzet e gjashtë mijë e dyqind e gjashtëdhjetë e gjashtë) m2, në Zonën Kadastrale Nr. 8340, me numër pasurie 8/76, me emërtim “Stacion hekurudhor Tiranë”, për ndërtimin e Pallatit të Drejtësisë. Sipas VKM-së, sipërfaqja 46 266 (dyzet e gjashtë mijë e dyqind e gjashtëdhjetë e gjashtë) m2, përmendur në pikën 1 të këtij vendimi, të hiqet nga lista e inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore.

© Panorama.al

Te lidhura