Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati në Lubjanë: Integrimi i Shqipërisë në BE, vijojnë diskutimet për IBAR! Klasat politike të jetë në lartësinë historike, të mos shpenzohet ky moment i rëndësishëm

Apr 28, 2026 | 19:47

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ndodhet në Slloveni me ftesë të ish-presidentit Borut Pahor, në kuadër të grupit të “miqve të Ballkanit Perëndimor”, ku po zhvillohen diskutime me përfaqësues të vendeve të rajonit dhe të shteteve anëtare të BE-së mbi procesin e zgjerimit europian.

Sipas tij, zgjerimi i BE-së po shihet gjithnjë e më shumë si pjesë e konsolidimit të projektit europian dhe rolit të tij në arenën globale, ndërsa thekson se reformat në sundimin e ligjit dhe vullneti politik janë thelbësore për ecurinë e vendeve kandidate.

Duke iu referuar rajonit, Bushati vlerëson si lajm pozitiv vendimin për të nisur përgatitjet e traktatit të aderimit për Mali i Zi, duke e cilësuar si një sinjal të qartë se vendet e BE-së janë të gatshme të përmbyllin procesin e integrimit të tij.

Sa i përket Shqipërisë, ai thekson se diskutimet për instrumentin IBAR dhe për kapitujt e sundimit të ligjit janë ende në proces dhe se nuk është arritur ende konsensusi i plotë mes vendeve anëtare. Sipas tij, disa shtete presin prova më të forta në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Bushati shpreh shpresën që në javët në vijim Shqipëria të ecë përpara në procesin e integrimit dhe të përfshihet në të njëjtën dinamikë me Malin e Zi drejt mbylljes së negociatave me BE-në.

Ditmir Bushati: Përshëndetje nga Lubjana! Si sot 17 vjet më parë Shqipëria paraqiti kërkesën për anëtarësim në Bashkimin Europian. 17 vjet më pas unë ndodhen në Slloveni me ftesë të presidentit Pahor, në kuadër të grupit të miqve të Ballkanit Perëndimor për të diskutuar me kolegë nga vendet e rajonit, dhe me përfaqësues të qeverive të vendeve anëtare kyçe të Bashkimit Europian në lidhje me rrugën tonë drejt BE.

Tani procesi i zgjerimit në BE, po shihet si pjesë e konsolidimit të projektit europian dhe pozicionimit dhe rolit të Europës në arenën ndërkombëtare krahas aktorëve të tjerë me peshë globale. Në këtë kontekst nevoja për linzim gjeo-politik dhe për reforma të vërteta të thelluara në fushën e sundimit të ë drejtës është më e madhe se kurrë. Lajmi më i mirë nga rajoni, është ai për Malin e Zi, vendimi i vendeve anëtare për të filluar projektimin e traktatit të aderimit të Malit të Zi në Be, çka dërgon një mesazh të qartë politik në rajon se vendet e Be janë të gatshme për ta mikpritur Malin e Zi si vendin e 28 i BE-së.

Për Shqipërinë diskutimet për IBAR, për raportin e piketave të ndërmjetme në fushën e sundimit të së drejtës po vazhdojnë. Ende nuk është arritur masa kritike e mbështetjes nga vendet anëtare, mesa duket një pjesë e tyre nuk e kanë thënë vendimin përfundimtar dhe presin prova të pakundërshtueshme të vullnetit tonë politik në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Uroj shumë që ditët dhe javët në vijim, IBAR të miratohet dhe Shqipëria të futet gjithashtu me Malin e Zi në rrugën e përmbylljes së bisedimeve për anëtarësim. Uroj shumë që e gjithë klasa politike shqiptare duke nisur nga qeveria ta ketë lexuar drejt këtë kontekst të ri gjeopolitik dhe këtë dashamirësi të vendeve të Bashkimit Europian dhe të jemi në lartësinë që na thërret historia duke mos e shpenzuar këtë moment të rëndësishëm historik.  

© Panorama.al

Te lidhura