Agim Ismaili, ish-kreu i Burgjeve, është paraqitur për herë të dytë në Prokurorinë e Posaçme.
Ai mbërriti i vetëm në ambientet e SPAK rreth orës 10:00, ndërsa Panorama.al ka siguruar pamjet teksa futet në organin e akuzës, por ende s’dihen arsyet se pse është marrë në pyetje.
Agim Ismaili u paraqit në Prokurorinë e Posaçme edhe me datën 2 Tetor, në lidhje me tentativën e hakërimit të SPAK.
© Panorama.al











