Ish-gjykatësi i GJND-së emërohet Kryeministër

Oct 18, 2011 | 13:12

Mbreti i Jordanisë, Abdullahu II, ka emëruar një gjykatës të njohur ndërkombëtar në postin e Kryeministrit. Pallati Mbretëror njoftoi se gjykatësi 61-vjeçar i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, Avn al Kasavneh, do të pasojë 64-vjeçarin Maruf al Bakhit, i cili dha dorëheqjen, pasi shumica në Parlament kërkoi largimin e tij. Al Bakhit njihej për zvarritjen e reformave politike, si dhe për korrupsion gjatë mandatit të tij si Kryeministër në vitet 2005-2007. Gjatë muajve të fundit, në Aman ishin mbajtur disa protesta të vogla me kërkesën për reforma politike dhe ekonomike. Mbreti kishte shprehur mbështetjen për këto procese, por ky ishte vendimi i parë i marrë deri më tani.

© Panorama.al

Te lidhura