Irani nuk i lejon inspektorët ndërkombëtarë që të hyjnë në objektet bërthamore të bombarduara nga Izraeli dhe SHBA

Nov 12, 2025 | 20:14

Irani nuk i lejon inspektorët ndërkombëtarë të hyjnë në objektet bërthamore të bombarduara nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara në muajin qershor, sipas një raporti konfidencial nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA).

irani

Informohet se verifikimi i rezervave të uraniumit të pasuruar të vendit është “vonuar në mënyrë të papranueshme”. Në raportin, të shpërndarë te shtetet anëtare dhe të parë nga Reuters, IAEA tha se mungesa pesëmujore e qasjes në materialin bërthamor të Iranit ka shkaktuar vonesa serioze në procedurat e inspektimit.

“Mungesa e qasjes së Agjencisë në këtë material bërthamor në Iran për pesë muaj do të thotë se verifikimi është vonuar padrejtësisht”, tha raporti. “Është thelbësore që qasja të jepet sa më shpejt të jetë e mundur”, shtoi agjencia.

Inspektorët e IAEA-s nuk janë kthyer në fabrikat e bombarduara që nga sulmet e qershorit, të cilat shënjestruan objekte të konsideruara kritike për programin bërthamor të Teheranit.

Pamundësia e agjencisë për të verifikuar statusin dhe sasinë e rezervave të uraniumit ka ngritur shqetësime në kryeqytetet perëndimore, se programi i pasurimit të Iranit mund të përparojë më tej pa mbikëqyrje ndërkombëtare.

Burime diplomatike thonë se Teherani vazhdon të përmendë “shqetësime sigurie dhe teknike” për të vonuar aksesin e inspektorëve, ndërsa IAEA paralajmëron se mungesa e vazhdueshme e transparencës po dëmton aftësinë e saj për të verifikuar natyrën paqësore të programit.

© Panorama.al

Te lidhura