Iran, regjimi organizon protesta pro-qeveritare në Teheran, luten dhe për viktimat e forcave të sigurisë gjatë protestave!

Jan 12, 2026 | 13:41

Mijëra iranianë kanë vërshuar në një shesh qendror në Teheran, duke shprehur mbështetjen e tyre për regjimin dhe duke i bërë homazhe anëtarëve të forcave të sigurisë, që u vranë gjatë protestave të fundit dhe shtypjes pasuese, sipas imazheve të transmetuara nga televizioni shtetëror.

iran protesta qeveritare

Demonstruesit, duke mbajtur flamuj të Republikës Islamike, morën pjesë në një tubim pro-qeveritar në Sheshin e Revolucionit, në qendër të Teheranit.

Gjatë këtij eventi u lexuan lutje për viktimat e protestave antiqeveritare që kanë tronditur vendin në javët e fundit.

Tubime të ngjashme u mbajtën në qytete të tjera të Iranit, sipas të njëjtave pamje televizive, pas një thirrjeje nga presidenti i vendit, Massoud Pesekian.

Ngjarjet synonin të nxirrnin në pah narrativën e qeverisë për rivendosjen e rendit dhe mbështetjen e forcave të sigurisë.

Në të njëjtën kohë, organizatat e të drejtave të njeriut me seli jashtë vendit paraqesin një pamje të ndryshme të ngjarjeve.

Ato raportojnë se ndërsa dhjetëra anëtarë të forcave të sigurisë kanë humbur jetën, qindra apo edhe mijëra protestues raportohet se janë vrarë nga të shtënat me armë zjarri gjatë shtypjes nga qeveria.

© Panorama.al

Te lidhura