TIRANE- Kreu i grupit kuvendor te PS-se, Gramoz Ruci ka deklaruar se kreu i qeverise, Sali Berisha nuk i është përgjigjur kërkesës së saj për interpelancë urgjente lidhur me zbatimin e marrëveshjes koncesionare për shfrytëzimin e kromit në Bulqizë.
Sipas Rucit ne kete menyre eshte shkelur rregullorja dhe shmanget kontrolli parlamentar ndaj ekzekutivit.
“Interpelanca e kërkuar nga PS është urgjente dhe rregullorja e parashikon qartë, por ju jeni në shkelje të plotë të rregullores. Kërkesa që deputeti bën për interpelancë me kryeministrin nuk mund t’i kalohet ministrit të fushës. Kryeministri duhet të vijë brenda tre javësh në Kuvend dhe ju jeni në shkelje të rregullores. Interpelanca është mjet i kontrollit parlamentar ndaj ekzekutivit dhe mos e shmangni atë”, tha Ruci, duke iu drejtuar kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli.
Topalli ka bere me dije se kryeministri i ehste pergjigjur kerkesave per interpelance, por sipas saj kesaj kërkese mund të vijë dhe t’i përgjigjet dhe ministri i linjës.
© Panorama.al











