
TIRANE- Ambasadori i BE-se, ne vendin tone Ettore Sequi duke e cilesuar integrimin ceshtje te gjithe shoqerise, ka theksuar se qytetaret duhet te informohen në lidhje me të drejtat dhe përfitimet që do të kenë nga ky proces.
Gjate fjales se mbajtur me rastin e promovimit te revistës “EuroSpeak”, qe do të ketë si bazë çështjet e integrimit europian, Sequi ka vleresuar ndergjegjesimin e qytetareve per gjithe reformat qe duhet te ndermerren, per t’u bere pjese e familjes se madhe europiane.
“Qytetarët e informuar janë kyçi i suksesit të Shqipërisë për procesin e integrimit pasi qyt janë atë që dotë bëjnë realizimin e politikave vetëm nëse i kuptojnë ato” tha ambasadori, duke shtuar se qytetarët duhet të kuptojnë se çfarë është integrimi dhe çfarë është Bashkimi Europian për ta.
Sipas tij, gjithkush duhet te kete mundesi t’i përgjigjet pyetjes “Pse është integrimi në favorin tim?” dhe shtoi se shume shpejt do te nise një fushatë ku do të jetë e përfshirë kjo pyetje.
“EuroSpeak” është një revistë e pasur me informacion të përditësuar dhe analiza mbi çështje të integrimit europian, me fokus të veçantë mbi zhvillimet e marrëdhënieve të BE-së me Shqipërinë dhe vendet e tjera të rajonit.
Ambasadori nuk ka bere komente per progres raportin, duke deklaruar se nje kopje e tij do te jete ne duart e lidereve politike te vendit.
© Panorama.al











