TIRANE- Një sondazh i sapopublikuar i Institutit Shqiptar për Marrdhënie Ndërkombëtare tregon se këtë vit ka një rënie prej 10, 5 % të mbështetësve të integrimit europian të Shqipërisë, në krahasim me vitin e kaluar.
Siç raporton, Deutsche Welle në shqip, vetëm 80.7 % e shqiptarëve janë këtë vit në favor të integrimit europian të Shqipërisë, 10,5 % janë kundër ndërsa 8,8 % janë të pavendosur duke qëndruar mes mbështetësve dhe kundërshtarëve të këtij procesi.
Sondazhi i Institutit Shqiptar të Studimeve Ndërkombëtare tregon qartë se në Shqipëri është rritur si numri i kundërshtarëve të integrimit europian ashtu edhe ai i të pavendosurve në krahasim me vitin e kaluar kur numri i i atyre që nuk dinin çfarë të thonin ishte vetëm 2,9% kurse i kundërshtarëve 3,6 %.
Po sipas këtij sondazhi, ka edhe një rritje të numrit të personave që nuk e konsiderojnë integrimin si një prioritet të prioriteteve. 63% e të intervistuarve e konsiderojnë të rëndësishëm integrimin europian por jo shumë të rëndësishëm, ndërkohë që vitin e kaluar ky perceptim arrinte vetëm në 23%.
Sontazhi i Institutit shqiptar të Studimeve Ndërkombëtare tregon se heqja e vizave dhe lëvizja e shqiptarëve në zonën Schengen ka ndryshuar perceptimin e tyre për motivet e mbështetjes ndaj procesit të integrimit. Nëse më parë procesi mbështetej nga pjesa dërrmuese e shqiptarëve sepse do të mundësonte realizimin e ëndrrës së lëvizjes së lirë, tani motivi ka ndryshuar. Sondazhi tregon se motivi i mbështetje së shqiptarëve është perceptim i integrimit si rruga efikase për funksionimin e demokracisë, zbatimin e ligjit, për më shumë drejtësi dhe një gjyqësor i pavarur. Pas këtyre motiveve me karakter politik vijnë ato me karakter ekonomik: shpresa se integrimi europian do të rrisë standartet e jetesës dhe prosperitetin ekonomik.
© Panorama.al











