Inspektimi në Bulqizë, nesër nis puna në nivelin D

Oct 13, 2011 | 15:49

BULQIZË- Reparti i Inspektimit e Shpëtimit të Minierave ka vleresuar gjendjen e minieres se Bulqizes dhe ka deklaruar se ne zonen D te saj mund te nise puna.

Ne inpesktimin e sotem eshte para gjendja në minierën e kromit dhe funksionimin e sajpër të inspektuar gjëndjen funksionale të minierës.

Pas kontrollit specialistët kanë arritur në përfundimin se disa fronte pune në minierë kanë nevojë pë riparime, por ky subjekt mineral sipas tyre plotëson kushtet që puna të nisë normalisht.

Raporti vlereson se gjatë periudhës së pezullimit të punës në mjinierën e Bulqizëz janë krijuar disa hapësira të rrezikshme të cilat rrezuikojnë jetën e minatorëve dhe aty për këtë arsye do të ndalohet kategorikisht puna.

Puna në minierë është ndërprerë prej gati 3 muajsh, për shkak të protestave dhe 2 grevave të urisë që minatorët zhvilluan për të plotësuar kërkesat e tyre ekonomike.

© Panorama.al

Te lidhura