Inflacioni, INSTAT: Në shator 2.8%

Oct 8, 2011 | 12:06

Gjatë shtatorit, pothuajse shumica e prodhimeve të shportës u shtrenjtuan, por në kontrast me këtë fakt, vlera e inflacionit e deklaruar nga INSTAT është relativisht e ulët, vetëm 2.8 për qind. Krahasuar me një vit më parë, inflacioni ka pësuar ulje, pasi për të njëjtën periudhë ai shënonte 3.4 për qind. Raporti i INSTAT për ecurinë e çmimeve të konsumit përgjatë muajit të kaluar nxjerr në pah se pothuajse të gjitha grupet kanë pësuar rritje. Kështu, rritje pësoi grupi “Ushqime dhe pije jo alkoolike”, me 0.6 për qind krahasuar me muajin e mëparshëm. Të tjera grupe që kanë pësuar rritje të çmimeve janë ato të veshjeve, të transportit, të qirasë, ujit dhe lëndëve djegëse, qiratë e banesave, ilaçet apo edhe nafta. E pavarësisht gjithë këtyre shtrenjtimeve, sërish shqiptarët ia kanë dalë të kenë një inflacion të ulët, i cili me sa duket është balancuar vetëm nga rënia e çmimeve tek-tuk për ndonjë frutë.

© Panorama.al

Te lidhura