Incident mes nxënësve shqiptarë dhe maqedonas

Nov 12, 2011 | 10:05

STRUGË- Incident dhe dhunë midis nxënësve shqiptarë dhe atyre maqedonas të shkollave të mesme të Strugës dhe Ohrit.  Sipas SPB-së në Ohër, në dhunë janë përfshirë nxënësit shqiptar të shkollave të mesme “Dr.Ibrahim Temo” nga Struga dhe atyre maqedonas të shkollës së mesme elektroteknike “Sv.Naum Ohridski”, për arsye ende të panjohura. Në këtë incident njoftohet vetëm për nxënës që kanë pësuar lëndime të lehta.

Zëdhënësi i SPB-së, Stefan Dimovski deklaroi për INA se të gjitha nxënësit e përfshirë në incident si dhe disa nga prindërit e tyre janë marrë në biseda informative për të sqaruar  dhe ndriçuar shkaqet e këtij incidenti. MPB sot pritet zyrtarisht të jap një version më të plotësuar lidhur me incidentin. “MPB nesër do të dal me version më të plotësuar. Për të zbardhur shkaqet dhe prishjen e rendit dhe bashkëjetesës multietnike në biseda policore janë thirrur edhe disa nga prindërit e nxënësve”, theksoi Dimovski.

Në Strugë viteve të fundit janë shtuar incidentet ndëretnike midis nxënësve shqiptarë dhe maqedonas. (M.Latifi/INA)

© Panorama.al

Te lidhura