Shqiperi te zhvilluar dhe vemendje jo vetem ne Tirane, por ne cdo skaj te vendit ka premtuar kreu i qeverise, Sali Berisha, teksa mori pjese në inaugurimin e rrugës së Vaqarrit, me gjatësi 9 km dhe vlerë investimi 159 milion lekë.
Berisha, duke përshëndetur banorët e zonës, të mbledhur me këtë rast, vleresoi investimin e bere per impaktin direkt qe ka ne jetën e banoreve te këtyre komunave.
Rruga përshkon fshatrat e komunës Vaqarr, si dhe i shërben fshatrave të komunës Baldushk, Farkë e Ndroq, duke bërë përfitues të drejtpërdrejtë 10 mijë banorë, ndërsa 30 mijë të tjerë do të përfitojnë në mënyrë indirekte. Nga kjo rrugë, përfitojnë gjithashtu edhe fëmijët e shkollës 9 vjeçare ne fshatin Arbane, si dhe Spitali i te Verbërve qe ndodhet ne këtë zone.
Berisha vlerësoi potencialet e mëdha prodhuese dhe turistike të zonës, duke garantuar se qeveria do të mbështesë dhe financojë çdo projekt, për të zhvilluar fuqishëm lagjet rurale të Tiranës, në mënyrë që ato ti shpalosin siç duhet këto potenciale.
“Këshilla ime për ju, zotërinj kryetarë të komunave dhe anëtarë të këshillave është bëni gjithçka të lehtësojmë veprimtarinë e bizneseve, krijojuni atyre çdo lloj mundësie, duke ruajtur barazinë parë ligjit. Në këtë mënyrë do të zvogëlojmë gjithnjë e më shumë papunësinë, në këtë mënyrë do të rrisim mirëqenien në vazhdim të familjeve shqiptare”- tha kryeministri.
Segmenti Vaqarr-Vishaj shërben edhe si rruge lidhëse midis rrugës se Ndroqit dhe rrugës Tiranë – Elbasan. Gjithashtu ajo lidh komunat e kësaj zone, Vaqarin me Baldushkun, Farkën dhe së shpejti Pajovën dhe Peqinin, duke krijuar një rrjet unik tregu e prodhimi për kryeqytetin.
© Panorama.al











