TIRANE- Plot 45 mije tone municione, mbetur ende ne vendin tone pritet te asgjesohen. Ministri i Mbrojtjes Arben Imami gjate fjales se mbajtur ne konferencën e organizuar për demilitarizimin e municioneve të trashëguara ka deklaruar se asgjesimi i municioneve mbetet prioritet i qeverisë.
Sipas tij, qeveria shqiptare po përpiqet të shkatërrojë poligonet në mënyrë që të kemi sa më pak ndikim tek ambienti.
Imami ka bere me dije se këtë vit u asgjësuam municione me kimikate të rrezikshme, ku disa prej këtyre kimikateve i janë dhënë si donacion Ministrisë së Arsimit për tu përdorur në laboratorët mësimorë në të gjithë vendin.
“Janë rreth 25 mijë ton municione që do të asgjësohen në vitin 2011, por kujtoj se brenda ketij viti muajt Janar-Qershor jane asgjësuar 19 mijë ton municione, ndërkohë që sasia e mbetur është 45 mijë municiones së shkallës së rrezikshmërisë së lartë si dhe 22 depo më armë pranë qëndrave të banuara”, tha ai.
Kreu i Mbrojtjes ka garantuar se demilitarizimi i municioneve është nën kontroll dhe ministria garanton sigurinë në punë të personelit për demontimin e armëve.
© Panorama.al











