Sot (21 shkurt) zyrtarët e Partisë së Lirisë, vizituan për herë të parë në paraburgimin 313, presidentin e kësaj force politike, Ilir Metën.

Sekretari i Përgjithshëm Tedi Blushi, zv.presidentja Erisa Xhixho, deputeti Petrit Vasili dhe kryetari i KDK, Edmond Haxhinasto, ishin zyrtarët që do të vizitojnë sot Metën, i cili bën 4 muaj që ndodhet në qeli, pas arrestimit më 21 tetor 2024, te zona e Casa Italia-s, në Tiranë.
Por, për ta takuar, nuk janë lejuar Vasili dhe Xhixho. Sipas tyre ata janë penguar “pa asnjë motiv”.
Meta akuzohet nga SPAK për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie lidhur me dosjet e bashkuara Cez-Dia, lobimi i ish-LSI në SHBA dhe shpenzimet e familjes së tij.
Për të, GJKKO dhe ajo e Apelit kanë lënë në fuqi masën e “arrestit në burg”, duke bërë që Meta prej 4 muajsh të mbahet i izoluar në paraburgimin “Jordan Misja” në kryeqytet apo siç njihet ndryshe 313-ta.
Edhe Monika Kryemadhi është me masë sigurie “detyrim paraqitje”.
© Panorama.al











