Zëvendës presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, foli sot në emisionin “Log” në News 24 nën moderimin e gazetarit Endri Xhafo lidhur me zgjedhjet e 11 majit dhe kandidaturën e kreu të PL-së Ilir Meta në këto zgjedhje.

Meta ndonëse në qeli zgjodhi që të kandidojë në listat e hapura të qarkut Tiranë për këto zgjedhje.
Xhixho tha se vendimmarrja e Metës frymëzoi anëtarët e partisë.
Erisa Xhixho: Partia e Lirisë padyshim pas pengmarrjes politike të Metës dhe vendimmarrjes së tij për të qenë në listë të kapur, kam qenë kundër për vet situatën që ndodhet presidenti i PL. Vendimmarrja e tij na frymëzoi dha shembull i prestistencës së tij dhe asaj që ai përfaqëson.
Vendimmarja e tij tregon besimin e madh që ai ka në kauzën e listave të hapura. Tregojnë lidershipin e Ilir Metës. Pavarësisht se ne si kryesi debatuam për vendimmarrjen, absolutisht që e respektuam vendimmarrjen e presidentit.
© Panorama.al











