Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka kujtuar sot 100-vjetorin e lindjes së Mentor Xhemalit.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Meta shkruan se artisi kishte lindur për të kënduar himne të përjetshme.
Sipas Ilir Metes, Mentor Xhemali ishte luftëtar i paepur për liri, që e donte Shqipërinë sovrane dhe të pavarur.
“Luftëtar i paepur për liri, që e donte Shqipërinë sovrane dhe të pavarur, mori pushkën që fëmijë dhe ju bashkua Luftës Antifashiste, jo vetëm me armë por edhe me këngët e lavdishme partizane, që i këndoi deri në fund të jetës.
Mentor Xhemali e deshi Atdheun “Të ngrihej madhështor si një kështjellë e pamposhtur”, ndaj këndoi “më të bukurën këngë”, himnin e përjetshëm “Për ty Atdhe!”, shkruan Meta.
Mesazhi i Ilir Metës
Nderi i Kombit, Mentor Xhemali ka vetëm ditëlindje! ???
Sot në 100-vjetorin e lindjes, përulem me nderimin dhe respektin më të thellë para korifeut të shquar të muzikës shqiptare dhe krijimtarisë së vyer kulturore që na la trashëgim përjetë, kryekëngëtarit me zërin e rrallë dhe interpretuesit të famshëm të këngës më të dashur për çdo shqiptar “Për ty Atdhe”, Mentor Xhemali.
I lindur për të kënduar himne të përjetshme në qytetin e trëndafilave, Përmet, ai erdhi në skenën shqiptare si një zë madhështor, që i duhej Atdheut dhe që iu gjet Atdheut në çdo kohë kur kishte nevojë për të.
Luftëtar i paepur për liri, që e donte Shqipërinë sovrane dhe të pavarur, mori pushkën që fëmijë dhe ju bashkua Luftës Antifashiste, jo vetëm me armë por edhe me këngët e lavdishme partizane, që i këndoi deri në fund të jetës.
Mentor Xhemali e deshi Atdheun “Të ngrihej madhështor si një kështjellë e pamposhtur”, ndaj këndoi “më të bukurën këngë”, himnin e përjetshëm “Për ty Atdhe!”
Krenar që ky himn është sot Betimi dhe Programi i Partisë së Lirisë!
Përjetë Nder dhe Lavdi, artistit tonë të madh Mentor Xhemali!
© Panorama.al











