Ilir Meta kërkoi të merret në pyetje për dosjen e “21 Janarit”, flet Sali Berisha! Ja çfarë deklaron ish-kryeministri

Nov 26, 2025 | 13:03

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar kërkesën e Ilir Metës për t’u marrë në pyetje për dosjen e 21 Janarit në një shkresë drejtuar Prokurorit të Posaçëm, Alfred Shehu.

sali berisha12

Se çfarë di Ilir Meta, mund të dijë se ishte zv.kryeministër”, u shpreh ish-kryeministri.

Sali Berisha, gjatë fjalës së tij, u shpreh se “dihet botërisht se Edi Rama për të organizuar 21 Janarin manipuloi dhe falsifikoi një regjistrim të marrë nga i ndjeri Dritan Prifti, sipas të cilit Ilir Meta ishte paguar 700 mijë euro nga një biznesmen”.

Ish-kryeministri deklaroi se para 21 Janarit, Ilir Meta i shkoi në zyrën e tij dhe i tha që do të jepte dorëheqjen.

Më tha që në prokurori nuk shkoj si zv kryeministër. Ishin standarte të tjera ato, jo si Ramaduro që vrapon për të ruajtur prapanicën e vet. Tha do shkoj tek prokurori si qytetar i thjeshtë dhe unë e përgëzova”, u shpreh ai.

Sali Berisha: Së pari, dihet botërisht se Edi Rama për të organizuar 21 Janarin, manipuloi dhe falsifikoi në bashkëpunim me Filip Cakullin një regjistrim të marrë nga i ndjeri Dritan Prifti sipas të cilit Ilir Meta ishte paguar 700 mijë euro nga një biznesmen që kërkonte të drejtën e tij.

Sali Berisha kryeministër, së pari kishte dëgjuar Dritan Priftin, ose i ishte kërkuar nga Dritan Prifti ta emëronte në një detyrë tjetër të rëndësishme ose përndryshe ka një regjistrim. Fjala ime ishte kjo: nxirre sapo të dalësh nga dera e zyrës time. Nxirre. Kjo është e vërteta. Kurrë, kurrë nuk më merr dot kush mua peng.

E dyta, ka pasur një shkresë të firmosur në mos gaboj nga pronari i një kompanie që kishte fituar me gjyq, jo nga qeveria, por me gjyq, koncesionin e një hidrocentrali. E kishte fituar me gjyq, qeveria ia kishte dhënë një kompanie tjetër. Dhe ky zotëri shkruante në shkresën e tij se nga moszbatimi i vendimit të gjykatës, kompania ime ka humbur 700 mijë euro. Dhe Ilir Meta, meqenëse shkresën ia kishte adresuar edhe Ilir Metës ky biznesmeni, meqenëse ishte ministër, Ilir Meta i thotë Dritan Priftit, duhet zbatuar vendimi i gjykatës sepse i është bërë dëmi 700 mijë euro kompanisë.

Edi Rama dhe Filip Çakulli marrin fjalë me copy-paste me 28 herë në video dhe nxjerrin sikur Ilir Meta i ka thënë se kemi marrë 700 mijë euro. Që këtu, cilido që do të hetojë këtë çështje, mendoj se e ka të qartë se kjo ishte pjesë e skenarit të dhunës me 21 Janar. Pra, skenaristi del vetë Edi Rama.

Tani, se çfarë di Ilir Meta, sigurisht mund të dijë se ka qenë zëvendëskryeministër, por Ilir Meta në datën 14 apo 15 janar, pra para 21 Janarit, ka ardhur në zyrën tim dhe më ka thënë se unë do jap dorëheqjen sepse unë në prokurori nuk shkoj si zëvendëskryeministër. Ishin standarde të tjera ato, jo standardet e Ramaduros që vrapon për të ruajtur prapanicën e vet duke hedhur në gjyq vendimin e gjykatës.

Akt i turpshëm, i paprecedent. Jo, tha ai, nuk shkoj te prokurori si zëvendëskryeministër, do shkoj si qytetar i thjeshtë para tij. Dhe unë e përgëzova. Dhe meqë jemi këtu, se ka nga ata kalemxhinjtë e Edi Ramës që shkruajnë se mungon institucioni i dorëheqjes, u them këtyre zotërinjve se institucioni i dorëheqjes ekziston dhe është ushtruar në të gjitha rastet, përveç njërit në Shqipëri, në memorien time.

Por problemi është se ju jeni të indoktrinuar apo të paritur nga Edi Rama. Jeni të paritur, mos flasim më për indoktrinim. Kjo është fjala e vërtetë tani. Jeni të paritur nga Edi Rama dhe shkruani çfarë i intereson atij. Po. Kështu që…  Tani për sa i përket përgjegjësisë, nuk kam, domethënë një skenar i atillë i dhunshëm natyrisht i pari i paprecedent ndonjëherë, por me ato që kam konstatuar, masa ishin marrë, kështu që nuk di ndonjë përgjegjësi për çfarë thotë Meta.

Si kryeministër unë mund të them se ai ishte një agresion i vërtetë me hunj, me dinamit, me plumba ndaj ndërtesës së Këshillit të Ministrave. Se si mund të parandalohej një demonstratë që organizohet me të gjitha këto, natyrisht edhe mundet, por ai është një proces jashtëzakonisht më shumë teorik se sa praktik.

******

Kërkesa e Metës:

Në shkresën drejtuar Prokurorit të Posaçëm, Alfred Shehu, Ilir Meta shprehet se ka dijeni dhe mund të japë dëshmi të vlefshme për rrethanat e ngjarjes.

“Unë kam dijeni dhe mund të jap dëshmi të vlefshme për rrethanat e asaj ngjarje, dëshmi të cilat nuk janë të njohura nga organi procedues, të cilat mund ti shërbejnë për të zbardhur ngjarjen”, shkruan Meta në shkresë.

Ilir Meta shprehet se eshte në dispozicion të organit te procedurës në cdo moment që ajo do jetë e gatshme!

Screenshot_4

Kujtojmë se më 21 Janar të 2011, Ilir Meta ka qenë zëvendëskryeministër në qeverinë e Sali Berishës.

Hetimet për 21 janarin 2011 nisën pas kërkesës së familjarëve të Aleks Nikës në Gjykatën e Lartë e vetmja vrasje pa autor e 21 janarit, për shkak se predha që iu hoq nga trupi në Turqi ishte e dëmtuar.

Familja e Nikës prej më shumë se një dekade kërkon drejtësi për vrasjen e djalit të tyre dhe tashmë SPAK pritet të zbardhë të vërtetën e asaj ngjarje dhe rolin e kupolës më të lartë shtetërore.

Ndërkohë në korrik të 2024-ës Prokuroria e Tiranës i dërgoi dosjen e ‘21 Janarit’ Prokurorisë së Posaçme.

SPAK pak dite me pare mori ne pyetje kreun e PD, Sali Berisha ne cilesine e kryeministrit te asaj kohe. Po ashtu në pyetje është marrë edhe Lulzim Basha, në cilësine e ministrit të Brendshëm.

Shkresa: 

KERKUES:

Ilir METAJ,, i biri Rexhepit, dhe Fiqiretes, dtl 24 mars 1969, lindur në Çepan, Skrapar, me adresë pranë Institucionit Ekzekutimit Vendimeve Penale “Jordan Misja” Tiranë. Përfaqësuar me Akt-Përfaqësimi, të lëshuar më datë 22.05.2025 nga Studio Ligjore CAKRANI, me NUIS M03525401G av. Kujtim Cakrani me nr license 8315 regjistruar pranë Dhomës Avokatisë Fier. Email: [email protected] nr.0699413001.

OBJEKTI:

Këkresë për të dëshmuar si person në dijeni të veprës penale, lidhur me cështjen penale nën hetim të ngjarjes 21 janarit 2011.

BAZA LIGJORE:

Neni 312 1 Kodit procedurës Penale

DREJTUAR:

Prokurorit z. Alfred SHEHU.

Prokuror Pranë Prokurorisë Kundër Korrupsionit dhe Krimit Organizuar (SPAK)

I nderuar z. Prokuror!

Prokuroria Kundër Korrupsionit dhe Krimit Organizuar, ka regjistruar procedimin penal dhe po kryen hetime lidhur me ngjarjen e 21 janarit 2011.

Unë, Ilir Rexhep Metaj, duke qënë se, kam dijeni dhe mund të jap dëshmi të vlefshëme për rrethanat e asaj ngjarje, dëshmi të cilat nuk janë të njohura nga organi procedues, të cilat mund ti shërbejnë për të zbardhur ngjarjen.

Jam në dispozicion të organit procedurës në cdo moment që ajo do jetë e gatshme!

Kërkuesi

Ilir

KOMBETARE E AVOKA

© Panorama.al

Te lidhura