Ilir Meta: Deklarata e ambasadorit, një keqkuptim

Apr 24, 2011 | 10:56

KORÇE – Kreu i LSI-së, Ilir Meta, i konsideroi dje si keqkuptime deklaratat e ambasadorit të Holandës dy ditë më parë në Korçë, lidhur me korrupsionin, abuzimet me pushtetin dhe situatën politike, të cilat sipas tij mund të jenë një motiv që zgjedhësit të mos marrin pjesë si duhet në votimet e 8 majit. Po nga Korça, Meta theksoi se “Komuniteti ndërkombëtar është unik në qëndrim”, duke bërë të qartë se qytetarët duhet të marrin pjesë në zgjedhjet e 8 majit. Duke iu referuar incidenteve të fushatës, ai tha se PS bën thirrje për një fushatë të qetë, por në fakt përdor gjuhën e urrejtjes. Në lidhje me ngjarjen e 21 janarit, kreu i LSI-së pohoi se, “komuniteti ndërkombëtar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe OSBE kanë dhënë mendimin e tyre se  ngjarjet e 21 janarit që sollën si pasojë vdekjen e katër personave nuk kanë lidhje me momentet ku ndodhet vendi dhe duhet të dënohen ata që e kanë kryer dhe që dihet botërisht që nga organizatorët dhe nxitësit e kësaj ngjarje. për të cilën po kryhen të gjitha veprimet e për të cilën do të dalin përgjegjësitë konkrete”. g.a

© Panorama.al

Te lidhura