
TIRANË- Antikorrupsioni dhe lufta ndaj konfliktit të interesit është në qendër të një takimi të organizuar sot nga ILDKP dhe OSBE me Këshillin Bashkiak të Tiranës. Në një konferencë të përbashket mes tyre, ILDKP ka numëruar rastet kur dhe si duhet të veprohet për shmangien e konfliktit të interesit, në kuadër të luftës kundër korrupsionit.
Zv.amabasadori OSBE në Tiranë, Dan Redford ka bërë apel për domosdoshmërinë e një klime bashkëpunimi në këshillin bashkiak. Sipas tij, partitë duhet të punojnë së bashku për të luftuar korrupsionin. Ai ka vlerësuar se korrupsioni mbetet ende një problem për shoqërinë shqiptare dhe si i tillë duhet luftuar.











