Idrizi: Protesta masive, nëse deformohet censusi

Oct 10, 2011 | 19:58
Shpëtim Idrizi

Kreu i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet Shpëtim Idrizi paralajmëroi sot protesta masive, nëse do të ketë deformim të të dhënave të censusit, duke shtuar se partia e tij do tu kërkojë shqiptarëve që të bojkotojnë produktet greke.

“Nëse nuk do të shohim një përparim të shpejtë, ne do të nisim protestat masive dhe do tu kërkojmë të gjithë shqiptarëve që të bojkotojnë produktet greke”- theksoi ai.

Idrizi tha se ne nuk mund të lejojmë më askënd që të tallet me të parët tanë.

Ai kërkoi edhe dëbimin nga Shqipëria të konsullit grek, Theodhoros Ikonomus, pasi sipas tij, Greqia e mbajti në detyrë megjithë kundërshtimet shqiptare me qëllim për të manipuluar me procesin e censusit.

Kreu i PDIU-së tha se, ky person ka shkelur të gjitha të drejtat ndërkombëtare të një diplomati.

© Panorama.al

Te lidhura