Ibrahimoviç vendos veton, sulmuesi që kishte bërë gati valixhet nuk largohet nga Milani në merkaton e dimrit

Feb 1, 2025 | 21:51

Milani ka bërë prapakthehu në vendimin e tij për të transferuar Françesko Kamardan te Monza. Sulmuesi i ri italian, ishte planifikuar të jepej në huazim për 18 muaj te skuadra tjetër e Serisë A.

morata kamarda

Gjithçka ishte gati për shkëmbimin e dokumenteve dhe Kamarda po përgatitej për jetën në klubin e ri, ku do të kishte më shumë mundësi aktivizimi dhe minuta në dispozicion në Serinë A, që do ta ndihmonin për rritjen e tij. Por në momentin e fundit, ka ndërhyrë Zlatan Ibrahimoviç.

Mediat italiane bëjnë të ditur se transferimi është anuluar dhe se Ibrahimoviç ka vendosur veton, duke bllokuar huazimin e Kamardas. Sipas Ibras, ai do të përfitonte më shumë duke qenë pjesë e Milanit, ndaj ka bërë të qartë se djalosh do të mbetet me ekipi ne parë të kuqezinjve.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura