Pas atij ofendimi ndaj gjyqtarit anësor gjatë ndeshjes Fiorentina-Milan dhe atij kartoni të kuq, Zlatan Ibrahimoviç është skualifikuar nga gjykatësi sportiv për tri javë. Ndërkohë, klubi i Milanit ka bërë të ditur se do të apelojë ndaj këtij vendimi. Pra, Ibrahimoviç nuk do të luaj kundër Sampdorias, Breshias dhe Bolonjës. Me të mbërritur lajmi i skualifikimit, presidenti i Milanit, Silvio Berluskoni, nuk ka qëndruar indiferent. “Sa keq, se e kishte nisur mirë ndeshjen – ka thënë presidenti kuqezi -, Gjithsesi, habitem pse ka kaq kohë që nuk shënon. Sapo ishte kthyer nga skualifikimi, ndërsa tani do t’na mungojë prapë. Ndoshta i paskam harxhuar paratë kot…”, u ka thënë Kryeministri italian disa miqve të tij. Më tej, numri një kuqezi është shprehur i “lumtur” për fitoren e Milanit kundër Fiorentinës.











